Shkup, 30 maj – VMRO-DPMNE dhe koalicioni sot gjatë ditës do të dorëzojnë interpelancën formale për kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin. Partia opozitare u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të mbështesin interpelancën, informon Zhurnal.
“Kovaçevski duhet të del nga prehëri i BDI-së dhe deputetët e LSDM-së duhet të mbështesin interpelancën e Talat Xhaferit. Autokrati Xhaferi tregoi se nuk është i denjë të jetë kryetar i Kuvendit përshkak primitivizmit ët tij, shkeljes së rregullores dhe Kushtetueës si dhe sjelljes jodemokratike”, thonë nga DPMNE.
Nga partia më e madhe opozitare, gjithsesi, nuk besojnë se pushteti do të votojë për këtë interpelancë, por edhe në rast të tillë thonë: “mirë është që qytetarët e panë fytyrën e vërtetë të BDI-së dhe LSDM-së, si të bashkuar e mbrojnë tërbimin që nuk mbrohet, ndaj Kushtetutës, rregullores dhe ligjeve nga ana e Talat Xhaferit. Kështu tha dje Dafina Stojanovska nga DPMNE.
Partia e akuzon Xhaferin për sjellje jo profesionale dhe të pandërgjegjshme. Thonë se Xhaferi disa herë në mënyrë eklatante e ka shkelur rregulloren dhe Kushtetutën, si dhe ligjet me të cilat është regulluar puna në Kuvend. VMRO-DPMNE në këtë drejtim e veçon seancën kur deputetët e VMRO-DPMNE-së u mbyllën në sallë, duke komentuar se me këtë veprim, Xhaferi ua ka shkurtuar të drejtën e garantuar të lëvizjes dhe lirisë, derisa nga ana tjetër Xhaferi pohon se ky veprim ka qenë në përputhje me regulloren./Zhurnal.mk