GazetaMax
Lifestyle

A mund t’ju ndihmojë viagra të jetoni më gjatë?

Nëse keni pësuar sulm në zemër, rikthimi në jetë seksuale mund t’ju bëjë të ndjeni pak frikë

Megjithatë, kjo dukuri mund të sjellë me vete edhe një përfitim të rëndësishëm shëndetësor – e veçanërisht nëse përdorni ilaçe të caktuara për probleme me ereksion.

Fjala është për përdorimin e ilaçeve si viagra, pasi përdorimi i tyre pas sulmeve të zemrës e mbron zemrën dhe i zvogëlon rreziqet e vdekjes së parakohshme – të paktën kështu thotë një studim i ri nga Suedia.

Hulumtuesit i kanë monitoruar mbi 43,000 meshkuj për tri vite me radhë, të cilët u ishin nënshtruar tretmanëve pas sulmeve të zemrës. Nga tërë këta meshkuj, vetëm 7 për qind prej tyre u ishin dhënë medikamente për problemeve me ereksion.

Hulumtuesit kishin zbuluar se meshkujt të cilët ishin trajtuar për probleme me ereksion kishin qenë 40 për qind më pak të prirë të sëmuren prapë në zemër, dhe 33 për qind prej tyre kishin qenë më pak të prirë të vdesin nga çfarëdo shkaktari i vdekjes.

Kjo i kishte shtyrë shkencëtarët të hulumtojnë më thellë dhe e kishin kuptuar se vetëm një lloj i ilaçeve e kishin pasur këtë efekt dhe fjala është për hapat PDE5, siç është Viagra apo Cialisi.

Sidoqoftë, më shumë hulumtime duhet të bëhen rreth kësaj ndërlidhjeje, ndërsa doktorët sigurojnë se marrja e ilaçeve për probleme me ereksion – siç është viagra – është një gjë e sigurt. 

Related posts

Së shpejti Big Brother VIP Kosova 2

Gazetamax.mk

Diana, Sado dhe Gash surprizojnë publikun me projektin e tyre Mon Ami

Gazetamax.mk

Zendaya fiton çmimin ‘aktorja më e mirë në një dramë’ për rolin në “Euphoria”

Gazetamax.mk