GazetaMax
Lajme

Shesin pikturat për t’i ndihmuar maturantët skamnorë për të vazhduar shkollimin

Shkup, 3 qershor – Semra dhe Melisa studente të arkitekturës kishin sjell pikturat e tyre për t’i shitur, e me paratë do t’u sigurohet së paku dy maturantëve të cilët nuk kanë të ardhura të regjistrohen në universitet. Sipas Entit të statistikave 1 e katërta e studentëve jetojnë në varfëri e kjo bën që shumica e tyre mos të vazhdojnë studimet..

“Duke e ditur se me çfarë jam ballafaquar unë si studente në vitin e parë, edhe tek neve bursa shtetërore dhe ajo private, me kuotë private është më e shtrenjtë që shpesh është barrierë për një student të mos e regjistrojë vitin e parë” – tha Melisa Saliji, studente.

“Shumë njerëz artin e shohin vetëm si dekor, dekor që duhet të vendoset në një çosh por arti në këtë mënyrë reflekton si solidaritet që u jepet njerëzve të ndryshëm, njerëzve që kanë nevojë, në rastin tonë disa studentë do të kenë dobi nga arti jonë” – tha Semra Rashidi, studente.

Nermine Hamidi përfaqësuese organizatës Legis dhe Unionit të nxënësve thotë se njeh së paku dy maturanëve të cilët vijnë nga familje sociale e të cilëve do tu sigurohet regjistrimi në fakultet.

“Me ato të holla të cilat do të mblidhen do të shohim se sa maturantë do të mund tu dalim në ndihmë një, dy, apo më tepër. E gjithë kjo do të varet nga njerëzit dhe vulnetit të tyre që t’i blejnë këto piktura dhe të donojnë të holla përshkak se aktiviteti është shumë fisnik” – tha Nermnine Hamidi, përfaqësuese e Legis dhe Unionit të nxënësve.

Aksioni humanitar do të zgjatë sot deri në ora 20 pranë Universitetit të Evropës Juglindore, ndërsa do të shiten edhe punë të ndryshme dore. /KlanMacedonia/

Related posts

Kovaçevski i bindur: Zgjedhjet do të mbahen në vitin 2024, do të fitojë LSDM-ja

Gazetamax.mk

Patricija Di Xhovani: T’i respektojmë të drejtat e fëmijëve, të kenë arsim cilësor dhe inkluziv

Gazetamax.mk

Përçahet partia e Arjanit Hoxhës ende pa u themeluar mirë

Gazetamax.mk