GazetaMax
Lajme

Makraduli pasurohet me veturë të re, 40 mijë euro

Shkup, 9 Qershor – Ish-drejtori i SHA Posa-it, Jani Makraduli, në pyetësorin e tij shtoi se nga viti i kaluar, gjegjësisht nga viti 2021, me kontratë shitblerjeje ka në pronësi veturën BMW X1 në vlerë prej 2.381.225 denarë, apo gati 40.000 euro.

Makraduli u shkarkua nga posti i kreut të Postës së Maqedonisë dy muaj më parë menjëherë pas arrestimit të sekretarit të përgjithshëm qeveritar Muhamed Zekiri, për lidhjen e kontratës pa procedurë publike për studimin e fizibilitetit për privatizimin e kësaj shoqërie aksionare shtetërore.

Në fletën pronësore Makraduli ka kredi prej 861.528 denarë të marrë në vitin 2021.

Related posts

Pendarovski pranoi letrat kredenciale të ambasadores së re të Suedisë, Ami Larson Xhein

Gazetamax.mk

Vazhdon debati për zgjedhjen e Joveskit si gjykatës kushtetues

Gazetamax.mk

Sindikata e shëndetësisë paralajmëron grevë

Gazetamax.mk