GazetaMax
Lajme

Osmani: Zgjedhje do të ketë në maj të vitit 2024 bashkë me ato presidenciale

Shkup, 9 qershor – Zgjedhje do të ketë në maj të vitit 2024 bashkë me ato presidenciale dhe kjo është përfundimtare, deklaroi sonte ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Në emisionin “Samo intervju” (Vetëm intervistë) në televizionin Kanal 5, Osmani theksoi se nuk do të ketë zgjedhje në periudhën e ardhshme sepse, siç tha, kanë vlerësuar se kjo nuk është në interes të qytetarëve dhe shtetit.

“Kështu që këtë duhet ta heqim nga tavolina edhe si mundësi për bisedime”, tha Osmani, duke shtuar se tani fokusi duhet të vendoset në atë se si të menaxhohet kriza.

Vendi, tha Osmani, gjendet në krizë ekonomike dhe për këtë, sipas tij, duhet të gjendet zgjidhje me opozitën që të ketë marrëveshje bazike për përballje me krizën.

“Problemi në këtë qasje është që karrierat politike janë më të rëndësishme në përcaktimin e hapave politikë të partive”, tha Osmani.

Related posts

Besimi: Konsolidimi fiskal dhe kursimet janë mënyra për ballafaqim me krizën

Gazeta Max

LSDM: Në kohë krize po rriten rrogat

Gazeta Max

Të gjitha vendimet nga seanca e 89 e Qeverisë

Gazeta Max