GazetaMax
Lajme

A duhet të bëhemi gati për luftë e III-të? Gjenerali britanik paralajmëron ushtrinë për luftë me rusët në fushëbetejë

Londër, 20 Qershor – Gjenerali i sapo emëruar i ushtrisë britanike, Sir Patrick Sanders thotë se pushtimi rus i Ukrainës ka ndryshuar perspektivën për ushtrinë britanike, e cila duhet të jetë e aftë të luftojë përkrah aleatëve dhe të jetë e gatshme të mposhtë Rusinë në fushën e betejës.

Gjenerali Patrick Sanders tha në një mesazh drejtuar trupave britanike se shkalla e kërcënimit rus “tregon se ne kemi hyrë në një epokë të re pasigurie”. Zyrtari i lartë i ushtrisë britanike nisi detyrën të hënën e kaluar, dhe në ditën e tij të katërt në zyrë shkroi: “Tani ekziston një imperativ i zjarrtë për të krijuar një ushtri të aftë për të luftuar përkrah aleatëve tanë dhe për të mposhtur Rusinë në betejë”.

Gjenerali Sanders, 56 vjeçar, i cili udhëhoqi misionet në Irak dhe Afganistan, u zotua se do të përshpejtonte planet për të modernizuar ushtrinë dhe për t’u vendosur më shpesh jashtë territorit britanik për t’iu përgjigjur më shpejt krizave.

BBC citoi një burim nga ministria e mbrojtjes që shprehej se toni i mesazhit nuk ishte befasues. Burimi tha se të gjitha ushtritë stërviten për të luftuar, por me pushtimin rus të Ukrainës, kërcënimi ka ndryshuar qartazi.

Related posts

Çeçenët pa mëshirë qëllojnë drejt banesave me civilë në Ukrainë

Gazetamax.mk

Zhbllokohen kamionët që ishin ndaluar në kufirin në mes Ukrainës dhe Polonisë

Gazetamax.mk

Ronaldo, konkurenti i radhës në Dancing with the stars

Gazetamax.mk