Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës shpjegon humbjen e rëndë të Kosovës ndaj Irlandës

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka shpjeguar humbjen e thellë me rezultat 3:0 nga Republika e Irlandës në Dublin.

Një humbje e rëndë për Dardanët, të cilët për pak i shpëtuan rënies në Ligën C.

Kosova ishte mjaft mirë në 25 minutat e para të ndeshjes, derisa në minutën e 26-të erdhi kartoni i kuq për futbollistin Kreshnik Hajrizi, pasi ndali topin me dorë për të mos lejuar që ai të përfundonte në portë, duke shkaktuar edhe penallti.

“Filluam mirë. Në 20-25 minutat e parë ishim më të mirë dhe më dominanues.

Është dashur të kalojmë në epërsi.  Pas kartonit të kuq ishte vështirë të luajmë me një lojtar më pak.

Pas golit të dytë ishte shumë e vështirë, pasi Irlanda bëri edhe më shumë presion.

Në këtë nivel nuk mund të luash dy ndeshje rresht me një lojtar më pak. Nuk është dashur të ndodhë kartoni i kuq.

Skuadra mori mësim nga këto lojë. E pamë që Liga B është nivel tjetër me Ligën C”, tha Foda pas ndeshjes..

Burimi: botasot.info