GazetaMax
Lajme

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë tregon nëse në Kosovë është regjistruar ndonjë rast i gripit të shpendëve

AUV tregon nëse në Kosovë është regjistruar ndonjë rast i gripit të shpendëve.
Në Kosovë ende nuk është raportuar asnjë rast i infektimit të shpendëve me virusin “H5N8”, si pasojë e së cilit në Shqipëri, kanë ngordhur mbi 360 mijë shpend, nga e hëna. Lajmin se në Kosovë nuk ka prani të virusit të shpendëve e kanë konfirmuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Zëdhënësi i AUV-s ka thënë se ne vazhdimësi po monitorohet situata.
Që nga 20 marsi kur në rrethin e Durrësit është shfaqur gripi i shpendëve, në Shqipëri kanë ngordhur rreth 360 mijë shpend.
Sipas Ministrisë shqiptare të Bujqësisë, vetëm gjatë ditës së mërkurë janë groposur rreth 39 mijë shpendë. Ndërkohë, pas përhapjes së gripit të shpendëve, këtë të hënë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndaluar importin e shpendëve nga Shqipëria. Në Kosovë akoma nuk është evidentuar asnjë rast i gripit të shpendëve, ka bërë të ditur për Radio Kosovën, zëdhënësi i AUV-s, Lamir Thaçi.
“Aktualisht nuk kemi asnjë rast të raportuar apo të lajmëruar si të dyshimtë për prezencë të “Avian Influnza”, në fermat tona. Jemi duke monitoruar çdo ditë. Kemi ngritur nivelin e mbikëqyrjes në nivelet më të larta. Po monitorojmë situatën se si do të rrjedhë dhe ne karshi nevojës gjithnjë do t’i përgjigjemi situatës”, tha ai në RTK.
Virusi “H5N8”, i cili është fatal për shpendët, sipas hulumtimeve shkencore relevante, nuk mund të bartet tek njerëzit që konsumojnë mish apo vesë të shpendëve të infektuara, tregon zëdhënësi Thaçi.
“Edhe pse ligjërisht ne i ndalojmë të gjitha produktet e shpendëve, i asgjësojmë fermat që rezultojnë pozitive, deri më tani nuk ka ndonjë raport shkencor që virusi është përhapur përmes produkteve të shpendëve të infektuara. Por, përderisa ligjërisht janë të ndaluara këto produkte, masa do të mbetet në fuqi”, tha ai.
Vitin e kaluar, në disa ferma e lokacione të ndryshme të Kosovës, ishte paraqitur virusi i shpendëve “Avian Influnza – “H5N8”. Për pasoj kishin ngordhur ose ishin asgjësuar rreth 70 mijë shpendë, konkretisht pula. Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi, teksa fton qytetarët të raportojnë rastet e dyshimta për praninë e virusit të shpendëve, tregon se fermerët e dëmtuar vitin që shkoi, janë kompensuar nga Qeveri.

Related posts

Strik dhe Butikofer: BE-ja nuk është e komplimentuar pa integrim të plotë

Gazetamax.mk

Kovaçevski: REK “Manastir” tashmë 40 vite është shtylla e ekonomisë dhe energjetikës së vendit tonë

Gazetamax.mk

Kryetari i Butelit Kostovski nuk ndalet, vazhdon me punimet ndërtimore në Luboten (Foto)

Gazetamax.mk