GazetaMax
Lajme

AGK-ja dënon gjuhën e përdorur të Faruk Mujkës ndaj gazetares Mimoza Koprani Muçaj

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar sulmin që kryeshefi ekzekutiv i Ibër-Lepencit, Faruk Mujka, e ka bërë kundër gazetares, Mimoza Koprani-Muçajt.

AGK-ja tha se Mujka ka reaguar për pyetjet e gazetares në intervistë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, të cilat i ka quajtur si diçka “skajshmërisht e poshtër dhe keqpërdorim ekstrem i mediumit publik me qëllim të përhapjes së gënjeshtrave dhe denigrimin e personave që ju pengojnë qëllimeve të tyre, pra qëllimeve të grupit të Stanishiqit”.

“Ish-zyrtari i Vetëvendosjes e ka krahasuar televizionin KTV me Sputnikun dhe Russia Today, makina propaganduese të regjimit të Putinit. AGK-ja konsideron se kjo është një gjuhë e papranueshme dhe shumë e rrezikshme ndaj gazetares dhe mediumit ku punon ajo”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Tutje, AGK-ja tha se Mujka dhe zyrtarë të tjerë publikë duhet të ballafaqohen me të gjitha pyetjet që ngrihen për interesin e publikut dhe bëri thirrje që të ndalojnë së përdoruri gjuhë denigruese.

Burimi: botasot.info

Related posts

Fatura false për importin e peletit

Gazeta Max

Në Tabanoc për dalje nga shteti pritet një orë, në Dellçevë 30 minuta

Gazeta Max

Ukrainasit përgatiten për luftë në Odesa, mësojnë si të përdorin armët

Gazeta Max