GazetaMax
Lajme

Agron Dedivanaj për zgjedhjet në Kosovë: Le të respektohet vullneti i popullit, të punojmë së bashku për të realizuar kauzat tona kombëtare

Kryetari i shoqatës “Jehona e Malësisë” në SHBA, Agron Dedivanaj me rastin e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë ka ftuar qytetarët e Kosovës që masovikisht të dalin në votime dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre qytetare.

Dedivanaj ka theksuar se qytetarët e Republikës së Kosovës kan kapacitet të lartë demokratik dhe properëndimor dhe me siguri këto zgjedhje do të zhvillohen në një atmosferë paqësore, transparente, inkluzive, të rregullt dhe fantastike, sipas standardeve më të mira evropiane dhe amerikane.

“Le të respektohet vullneti elektoral i popullit dhe le të punojmë së bashku për të realizuar kauzat tona kombëtare!
Së bashku drejt bashkimit!”- ka shkruar Dedivanaj:
Ja postimi plotë

Me rastin e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, të gjithë pjesëmarrësve ju uroj fat dhe suksese, me shpresë se do të fitojë opsioni më i mirë, pra opsioni që qytetarët besojnë se do ta udhëheqë më së miri Dardaninë tonë në vitet e ardhshme.
I bëj thirrje qytetarëve që të dalin në qendrat e votimit dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre qytetare.

Duke ditur kapacitetin e lartë demokratik dhe properëndimor të Kosovës dhe të qytetarëve të saj, jam i sigurt se këto zgjedhje do të zhvillohen në një atmosferë paqësore, transparente, inkluzive, të rregullt dhe fantastike, sipas standardeve më të mira evropiane dhe amerikane.

Le të respektohet vullneti elektoral i popullit dhe le të punojmë së bashku për të realizuar kauzat tona kombëtare!
Së bashku drejt bashkimit!

Related posts

Bekteshi siguron se janë ndërmarë të gjitha masat vitin e ardhshëm të mos ketë shtrenjtim të rrymës

Gazeta Max

Murtezani: Kemi Marrëveshje për qeverisje deri në 2024, organet e partisë do të vendosin

Gazeta Max

Rexhepi: Nuk ka fuqi që mund ta pengojë projektin e Korridoreve 8 dhe 10D

Gazeta Max