GazetaMax
Lajme

Ahmeti: Gjithmonë të bashkuar ndjekim hapat e vizionarit tonë, Ali Ahmeti

Kryetari i Degës së BDI-së në Tetovë, Faton Ahmeti tha sonte në manifestimin e Forumit Rinor se BDI me rininë e saj gjithmonë ka dëshmuar se ka kuadro profesionale që përfaqësojnë shqiptarët gjithmonë me sukses.

Ahmeti shtoi se rinia duhet të ndjek vizionin progresiv të kryetarit, Ali Ahmeti.

“Rinia gjithmonë ka bërë ndryshimin, sepse kemi rini tetovarë të shkolluar dhe të gatshëm për vendimarrje. Shumë prej jush që jeni sonte këtu nuk ishit të lindur kur u themelua BDI, mirëpo ja sot jemi mbledhur bashkë me qëllimin e vetëm që të dëshmojmë se jemi krah për krah me ju, në çdo vendimarrje, apo proces shtetëror. Kjo rini krijon dhe ndjek vizionin e së ardhmes, ndaj faleminderit që jeni pjesë e rrugëtimit të BDI-së. Bashkë vazhdojmë drejt hapave të vizionarit, Ali Ahmeti”, deklaroi Ahmeti.

Related posts

LSM do të mbajë mbledhje, planifikohet grevë e përgjithshme

Gazeta Max

Të gjithë po ikin nga Arsovska!? Jep dorëheqje apo shkarkohet sekretari gjeneral i Q. të Shkupit?

Gazeta Max

Kasami: Taravari nuk do të jetë në Qeveri, por ASH mund të ketë përfaqësues në pushtet

Gazeta Max