GazetaMax
Lajme

Ahmeti i bindur se Rama s’do të mund t’i realizojë të gjitha premtimet e tij

Shpend Ahmeti ka komentuar punët e kryetarit të Prishtinës.
Ish-kryetari i Prishtinës në dy mandate, Shpend Ahmeti, ka folur në emisionin DPT te Fidani në T7, lidhur me punën e kryetarit aktual në kryeqytet, Përparim Rama.
Ahmeti thotë se është herët për të vlerësuar punën e Ramës, por që siç tha: “jashtë nuk është që po shihet ndonjë gjë”.
“Hendikepi i Përparimit është fakti që s’ka përvojë në sektorin publik, dhe kjo dallon shumë prej sektorit privat për shkak të procedurave prokurimit, ligjeve, lejeve e gjërave të ndryshme të cilat duhet me i përmbush”, tha Ahmeti.
“Thjesht nuk jam interesuar fort për detaje për me ditë saktë se si po shkon, realisht jashtë nuk është që po shihet ndonjë gjë por në anën tjetër kjo mund të jetë një gjë për shkak se po përgatiten me dokumentacion, me letra e gjëra të tilla”, theksoi ai.
Ahmeti është i bindur se Rama s’do të mund t’i realizojë të gjitha premtimet e tij.
“Mendoj që është herët me vlerësuar, mendoj që duhet me i dhënë kohë dhe mendoj se mandati është katër vjeçar dhe do të shohim. Aty ku mendoj se është treguar pak më ambicioz, e di që Instituti Gap i ka numëruar diku 252 premtime, të cilat realisht për katër vjet janë të pamundshme”, theksoi Ahmeti.
“Nuk pres realizim 100 për qind të premtimeve por ka aty premtime të cilat nëse ke pak përvojë në sektorin publik e din që është tepër vështirë të realizohen duke marrë parasysh se nuk është ishull Prishtina”, tha ai.

Related posts

Grubi pret ambasadorin shqiptar Reka: Mbledhje e përbashkët e Qeverive më 14 Nëntor

Gazetamax.mk

Ministri Haliti u takua me ambasadorin holandez, Dirk Jan Kop

Gazetamax.mk

Kuvend, në rend dite zgjedhja e zëvendësministrave të rinj

Gazetamax.mk