GazetaMax
Ballina

Ahmeti mori pjesë në promovimin e librit “Mes një ëndrre të bukur, si një përrallë”

Në ambientet e Pallatit për Kulturë në Gostivar, u promovua libri me poezi “Mes një ëndrre të bukur, si një përrallë” nga poetja e re gostivarase, Berinika Arsllani.

I ftuar në promovimin e këtij libri ishte dhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili në një fjalim rasti përgëzoi poeten e re për botimin e librit.

“Sa bukur që sonte jemi mbledhur këtu, ju adhurues të fjalës së bukur, të librit e mbi të gjtha të rinisë. Lexova nga libri i poetes dhe më pëlqen mënyra së si përshkruhen ndjenjat në këtë libër, si përshkruhet me një filozofi të theksuar dhe bota e fëmijëve dhe tema të tjera. Shpreh mirënjohje për të gjithë atë që punuan për këtë libër, përfshire dhe Pallatin për Kulturë në Gostivar për organizmin e këtij promovimi. Suksese të mëtejshmë”, u shpreh Ahmeti.

Përveç leximit të pjesëve të shkëputura nga botimi më i ri i Berinikës, poetja shpalosi dhe disa nga punimet e saja në pikturë.

Related posts

Këngëtari Ardian Dema bashkëpunon me më të mirët për projektin “Jabanxhi”

Gazeta Max

Sigurt dhe me kualitet, humbni peshë me mënyrën shumë moderne që ofron Medinglobe (Ofertë për shqiptarët)

Gazeta Max

6 arsye pse është më mirë të keni vetëm një fëmijë

Gazeta Max