GazetaMax
Ballina

Ahmeti për deklaratën ndaj Mickoskit: Është çuar kundër shqiptarëve, “katundi që shihet nuk do kallauz”

Ali Ahmeti, lider i BDI-së nga studioja e ClickPlus në TV21 ka sqaruar deklaratën e tij kundër liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski të thënë mbrëmë në tubimin në sheshin “Maqedonia”.

Ahmeti e akuzon Mickoskin se është çuar kundër shqiptarëve dhe se kjo shihet hapur.

“Ata janë çuar kundër shqiptarëve. Hapur po shihet kjo punë. Katundi që duket nuk do kallauz. Ai nuk u desh të nisë këtë betejë, sepse nuk i del me mua. Unë nuk e kam provokuar, por ia kam thënë një të vërtetë. Ai as edhe një ditë nuk e ka udhëhequr shtetin. Ai që 7 vjet është në opozitë. Ai nuk di si drejtohet shteti”, tha Ahmeti.

Thotë se Mickoski gaboi kur doli në tubimin e partisë së tij dhe bëri thirrje që mos të votohet asnjë deputetë i Frontit Europian.

“Ai me kujdes duhet t’i dëgjojë deklaratat e mia, sepse unë nuk e provokoj, nuk dua që ta hidhëroj, por le ti mbajë vathët për në vesh sepse vërtetë është i ri. Nuk ka bërë mirë që ka dalë me një miting, me partinë e tij dhe ka kërkuar që asnjë votë mos jepet për kandidatë për deputetë të Frontit Europian.

Related posts

Emrat/ Kështu do të duket kabineti i Hristijan Mickoskit

Gazetamax.mk

Persona të panjohur dëmtojnë makinën e deputetit, reagon Kadriu: Turp për atë që e bëri

Gazetamax.mk

Bujqit alarmojnë: Vendi do të përballet me mungesë të drithërave, kërkojnë masa të menjëhershme

Gazetamax.mk