GazetaMax
Lajme

Ahmeti rrëfehet për n’Demos: Në 1984 u largova në Perendim por me një betim që do kthehem përsëri

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin n’Demos ka folur me refleksione që nga fillimi i veprimtarisë 40 vite më parë gjerë më sot.

“Me 1 korrik të vitit 1984 u arratisa për në perëndim por me një zotim dhe një betim që një ditë të kthehem përsëri”, ka thënë në rrëfimin e tij kreu i BDI-së Ahmeti.

Duke folur më tej për këtë 42 vjeçar, Ahmeti ka thënë se në demostratat e vitit 1981 janë rrahur nga policia në Prishtinë.

“E mbaj mend nga gjithë ky 42 vjeçar, 11 marsin kur kemi fillu demostratat në vitin 1981. Mbaj mend 26 marsin, 1 prillin, 2 prillin ku na ka rrahur dhe shkatërruar policia në  Prishtinë. Jam arrestuar në Kërçovë në vitin 1981”, thekson Ahmeti.

https://www.facebook.com/watch/live/?ref=watch_permalink&v=700415148054907

Related posts

Hapet Interrer – IPA Programi ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për vitin 2021-2027, mbi 30 milionë euro për projekte

Gazetamax.mk

Bytyqi: Do të duhet t’i ngrimë çmimet edhe pas muajit mars

Gazetamax.mk

Në gjykatën e Strugës janë dëgjuar raportet e mjekëve dhe lehonës Veaposka

Gazetamax.mk