GazetaMax
Lajme

Karnevalet në Belgjikë kthehen në tragjedi, 6 persona vdesin teksa një makinë hyri mes turmës

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën në Belgjikë pasi një makinë iu drejtua me shpejtësi një turme njerëzish të cilët ndodheshin në Karneval në qytetin Strépy-Bracqueni.26 janë të lënduar ndërsa 10 prej tyre janë në gjendje të rënd shëndetësore.

Ngjarja ndodhi në qytetin e vogël, rreth 50 km në jug të kryeqytetit Bruksel. Të lënduarit janë shpërndar në disa spitale në Heno dhe Bruksel. Salla e komunës është lënë në dispozicion për familjarët e viktimave.

“U nisëm ishte diku 4:40 e mëngjesit, u drejtuam drejt një rrugice dhe diku rreth orës 5 kaloi një makin me më shumë se 100 km në orë dhe e përplasi tër kolonën me njerëz. Kam tronditje të vogël në tru dhe gjithçka ishte si një film horror, njerëz të përgjakur në tokë, ndihma e shpejt dhe policia. Me të vërtet pamje trishtuese”, u shpreh i anketuari.

“Ishim në kolon dhe një makin erdhi prapa neve dhe e përplasi turmën. Kisha fat që makina kaloi përeth meje por fatkeqësisht përplasi shumë persona”, theksoi i anketuari.

Policia ka arrestuar shoferin dhe bashkëdrejtuesin e makinës. Sipas informacioneve të para bëhet fjalë vetëm për një makin e cila e ka përplasur turmën nga pas.

“Në makin ka pasur dy persona që janë arrestuar. Të lindur në 1988 dhe 1990 që të dy nga La Luvier. Gjykatës hetues I akuzoi për vrasje akoma duhet të kryhen hetime që të zbardhet kjo tragjedi. Do të bëhet nje rikonsturim I ngjarjes për të konfirmuar sakt se çfar ka ndodhur si dhe motivi I kryesit”, u shpreh prokurori Demien Verhej.

Sipas autoriteteve belge dy të akuzuarit deri më tani nuk kanë qenë të dënuar për ndonjë vepër penale.

Related posts

Vdes në moshën 95 vjeçare, Xhafer Kadrija, ish luftëtarë i LNÇ-së

Gazetamax.mk

Në numrin e emergjencës 112 të QMK-së 1500 thirrje në ditë

Gazetamax.mk

Demant nga Drin Ahmetit për deklaratën e Kovaçkit nga VMRO – DPMNE

Gazetamax.mk