GazetaMax
Ballina Lajme

Ahmeti: Shqiptarët në Maqedoni janë në një situatë si para vitit 2001

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot është takua me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Pas këtij takimi Ahmeti ka thënë se çështja shqiptare në vend është degraduar si dhe shqiptarët në Maqedoni janë në një situatë si para vitit 2001.

“Unë nuk i di marrëdhëniet e brendshme brenda një kësaj organizate të quajtur VLEN. Nuk e di se në çfarë mase e kanë autoritetin e tyre brenda qeverisë së RMV-së. A i respekton kush, a bëjnë ndonjë punë për shqiptarët, fare nuk jam në rrjedha sepse këto janë zhvillime të brendshme. Unë mund të flasë për atë që shoh. Që çështja shqiptare është degraduar dhe se opinioni shqiptar në Maqedoni është që shqiptarët në Maqedoni janë në një situatë si para vitit 2001 dhe këtë nuk dua ta dëgjoj nga shiptarët sepse kjo është shumë e rrezikshme, ëshë shumë dëshpëruese”, ka deklaruar Ahmeti.

Related posts

‘Ngrin’ euro, bie dollari/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja, njihuni me këmbimin valutor për ditën e sotme

Gazeta Max

Ana pozitive e të jetuarit vetëm

Gazeta Max

Këshilltari i kryeministrit për rini, Stole Pandov takon ambasadoren gjermane dhe ambasadorin polak

Gazeta Max