GazetaMax
Ballina

Ahmeti takon ambasadorin Woutsas: Austria mbështet prespektivën europiane të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka takuar sot ambasadorin e Republikës së Austrisë, z. Georg Woutsas.

Gjatë takimit është shprehur mbështetje e fuqishme e Republikës së Austrisë për perspektivat europiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, derisa është përshëndetur dhe dinamika e re e negociatave mes Shkupit dhe Sofjes, për gjetjen e pikës së përbashkët deri në finalizimin e një marrëveshje përfundimtare dhe marrjen e datës për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Ahmeti gjithashtu ka falënderuar ambasadorin Woutsas për mbështetjen shumë miqësore që shteti austriak i ofron vendit tonë në të gjitha sferat e mundshme, si vende mike dhe partnere strategjiko-ekonomike dhe se marrëdhëniet dypalëshe mes Shkupit dhe Vjenës duhet të thellohen dhe avancohen edhe më shumë.

Related posts

Ndryshimet kushtetuese midis optimizimit të pushtetit dhe vullnetiti politik të opozitës!

Gazeta Max

Jakimovski pyet Mickoskin: Sa vjeç ke qenë kur ndërtuat hidrocentralin tuaj të parë?

Gazeta Max

Ministri Çupi vizitoi Qendrën e Komunitetit Dibran në shtetin e Nju Xhersit

Gazeta Max