GazetaMax
Lajme

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre të lënduar

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore, pasi të njëjtit janë përfshirë në aksidentitn mes dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:25, në kilometrin e 21-të, në drejtim të Prizrenit.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
Hoxha ka thënë se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave të tipit Mercedes, teksa të lënduarit janë bartur në Emergjencën e Prizrenit.
“Me datë 24.03.2022 rreth orës 19:25 në Autostradën ” Ibrahim Rugova” në KM e 21-të, drejtimi Prizren është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime. Të përfshira ne aksident janë raportuar dy automjete te tipit mercedes me targa vendore. Ndihme mjekësore kanë kërkuar tre persona të lënduar te cilët janë përcjellë në emërgjencë në Prizren. Njësitë relevante policore janë në vendngjarje duke u marrë me rastin”.
Ai gjithashtu ka apeluar për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave të komunikacionit.

Related posts

Cilësia e ulët e arsimit largon studentët jashtë vendit?

Gazeta Max

Ademi: Iniciativa për ndryshimet kushtetuese, të parashtrohet sa më shpejtë

Gazeta Max

“Një front i ri shumë i fuqishëm është hapur kundër narkoregjimit”, Vasili: Mbi 800 milionë euro të pista u hodhën për zgjedhje

Gazeta Max