GazetaMax
Adrenaline

Pas eliminimit nga Maqedonia e Veriut, Mancini: Ky është zhgënjimi më i madh në karrierën time

Përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini, ka folur në konferencën për shtyp në stadiumin “Renzo Barbera”, pas disfatës nga Maqedonia e Veriut.
Humbja 1-0 e lë Italisë jashtë Kampionatit Botëror Katar 2022.
“Nuk di çfarë të them, ky është shumë më tepër se një zhgënjim, diçka e pabesueshme ka ndodhur sonte. Ne e merituam të fitonim, të ishim në Kupën e Botës, por fati nuk ishte në anën tonë sot”.

“Më vjen shumë keq për lojtarët, të cilët janë të shokuar në dhomat e zhveshjes. Fitimi i EURO 2020 ishte kulmi i karrierës sime, por ky sot është zhgënjimi im më i madh dhe i pa konkurrencë”, ka thënë Mancini.
Një pjesë e publikut kërkuan menjëherë dorëheqjen e trajnerit, por ai nuk pranoi të jepte një koment konkret për të ardhmen e tij.

“Tani nuk është koha për të folur për të ardhmen time, sepse zhgënjimi është shumë i madh. Jemi të gjithë në shok, ka një moment që kjo temë do të mendohet dhe diskutohet. Për një gjë jam i sigurt, një e ardhme e ndritur për këtë brez të kombëtares italiane ”, ka thënë timonieri i Azzurr.

Related posts

Barcelona ka gati alternativën për Marcos Alonso – sytë edhe kah Angelino

Gazetamax.mk

West Ham synon goditjen e dytë të madhe – mbrojtësi i PSG në shënjestër

Gazetamax.mk

Kaka “thur” lavde për këtë lojtar të Milanit

Gazetamax.mk