GazetaMax
Lajme

Aksidenti i rëndë në Llapushnik: Burrë e grua humbën jetën, djali në gjendje të rëndë

Si pasojë e aksidentit në Llapushnik, dy persona mbetën të vdekur. Fjala është për burrë dhe grua, çift bashkëshortor, Shemsi dhe Ajshe Gashi. Kështu bëhet e ditur në telegramin e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Kurse, i lënduar rëndë ka mbetur djali i tyre, Fatlumi.

Policia e Kosovës ka njoftuar se aksidenti ishte mes dy veturave. njëra me targa vendore e tjetra te huaja.

Njoftimi:

Kryetari Lladrovci ngushëllon familjen Gashi nga Llapushniku

Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci, me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për tragjedinë e ndodhur mbrëmë në Llapushnik, ku humbën jetën bashkëshortët Shemsi dhe Ajshe Gashi, ndërsa është lënduar djali i tyre, Fatlumi.

Kryetari Lladrovci i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi, duke u dëshiruar forcë dhe durim në përballimin e kësaj dhimbjeje të madhe. Po ashtu, të lënduarit Fatlum Gashit i ka uruar shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë.

Related posts

Zëvendës ministri i MPB Iseni takoi ambasadoren greke Filipidu: Me forca të përbashkëta në menaxhimin e migracionit dhe luftën kundër migracionit ilegal

Gazeta Max

Universiteti i Tetovës realizon trajnime me arsimtarët dhe shërbimet profesionale të shkollave fillore

Gazeta Max

Me investim prej 200 mijë deri 400 mijë euro, deri te nënshtetësia e Maqedonisë

Gazeta Max