GazetaMax
Lajme

Aktpadi ndaj Lidija Dimova dhe dy persona të tjerë për shpërdorim të fondeve, dëmi prej 320.000 euro

Shkup, 1 Qershor – Prokuroria pohon se është shkaktuar dëm prej rreth 320 mijë euro. Në aktakuzë janë shënuar më tepër parregullsi dhe shpërdorime që ata i kanë vërejtur, duke përfshirë lidhjen e kontratave me bashkëpunëtorë, ekspertë dhe trajnerë pa shpallje publike dhe pa barazi e publicitet në procedura, si dhe nënshkrimin e kontratave me katër kompani në kundërshtim me udhëzuesin dhe planin e Komisionit Evropian për prokurime publike. Një pjesë e aktakuzës ka të bëjë me pagesën e parave për një bashkëpunëtor për udhëtime zyrtare, ndonëse në dokumentacion kishte të dhëna të rreme.

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur kallëzim kundër ish-drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, Lidija Dimova, dhe dy persona të tjerë: një bashkëpunëtor të jashtëm dhe arkëtaren e agjencisë gjatë mandatit të Dimovës si drejtoreshë.

Prokuroria i akuzon për shpërdorim të parave evropiane, ndërsa sipas përllogaritjeve të prokurorisë, dëmi është 19.945.731 denarë ose rreth 320.000 euro.

Dimova akuzohet për dy vepra penale: shpërdorim i pozitës dhe autorizimeve zyrtare dhe mashtrim në dëm të fondeve të Komunitetit Evropian. Bashkëpunëtori i jashtëm si i akuzuari i dytë ndiqet penalisht për mashtrim, kurse arkëtarja akuzohet për punë të pakujdesshme në shërbim.

Sipas prokurorisë, Dimova ka punuar në kundërshtim me Ligjin për Prokurime Publike dhe Ligjin për Themelimin e Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet gjatë lidhjes së kontratave me bashkëpunëtorë, ekspertë dhe trajnerë.

“Duke mos i respektuar parimet e ligjshmërisë, barazisë dhe transparencës, pa shpallur konkurs publik, ajo ka vepruar në mënyrë të pa ndërgjegjshme, jo profesionale e nuk ka qenë e paanshme duke diskriminuar kandidatë të mundshëm, duke lejuar favorizimin e disa personave të jashtëm me të cilët ka lidhur kontrata individuale dhe i ka punësuar si bashkëpunëtorë, ekspertë, trajnerë, etj.”, thonë nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Në të njëjtën kohë, shtojnë ata, në kundërshtim me udhëzuesin e Komisionit Evropian dhe Planin e Prokurimit Publik, pesë herë në vitin 2018, gjatë përdorimit të parave evropiane ka funksionuar në kundërshtim me parimet e ekonomisë, efikasitetit dhe efektivitetit. Kjo, sipas komunikatës së prokurorisë, do të thotë se nuk ka publikuar njoftime për prokurim publik, nuk i ka respektuar rregullat e përgjithshme dhe nuk ka zhvilluar procedura të prokurimit publik, por me lidhjen e kontratave me katër persona juridikë u ka mundësuar atyre përfitime pasurore.

Prokuroria ka vërejtur parregullsi edhe në shpenzimin e parave për udhëtime zyrtare.

“Në të njëjtën kohë, e pandehura e parë ka vepruar në kundërshtim me Dekretin për ndryshimin e Dekretit për shpenzimet e udhëtimeve dhe lëvizjeve jashtë vendit dhe në kundërshtim me dispozitat e akteve nënligjore që specifikojnë funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Programeve Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmërisë”, shtojnë nga prokuroria.

Bashkëpunëtorit të akuzuar i janë paguar pothuaj një milion denarë për udhëtime.

I pandehuri i dytë, si bashkëpunëtor i jashtëm, për udhëtime zyrtare ka marrë 943.797 denarë ose rreth 15.300 euro.

Në periudhën nga fillimi i vitit 2019 deri në prill të vitit 2020, prokuroria pohon se në marrëveshje me Dimovën, ai ka përdorur një faksimile që ka marrë prej saj dhe ka përgatitur dhjetë formularë për “pagesa nga arka”. Ai ka paraqitur të dhëna të rreme se shumat paraqesin paradhënie për udhëtimin e tij zyrtar pa dorëzuar dokumentacion përkatës.

Në bazë të këtyre dokumenteve, arkëtarja e cila është e pandehuri i tretë i ka paguar ato 15.300 euro.

Prokuroria për arkëtaren thonë se shmangur mbikëqyrjen e duhur dhe ka vepruar në mënyrë të pakujdesshme duke marrë nga bashkëpunëtori formularë që kanë pas informacion të rremë.

“Formularët me përmbajtje të rreme ajo i ka pranuar nga i pandehuri i dytë, dhe ndonëse nuk kishte firmën origjinale të të pandehurës së parë apo dokumentacionin shoqërues dhe në kundërshtim me përgjegjësitë e punës në vendin e saj të punës, ajo nuk kishte përgatitur ditar thesari dhe raport të arkës dhe pandehurit të dytë ia ka paguar mjetet monetare për kinse udhëtimet zyrtare”, thonë nga prokuroria.

Related posts

Vuçiq nga Ohri: Ballkani i Hapur është nismë e jashtëzakonshme në interes tlëqytetarëve dhe nuk është zëvendësim për BE-në

Gazetamax.mk

Dibra mbetet edhe pa epidemiolog

Gazetamax.mk

Petliçkovski: Nuk mund të jemi të sigurt se kriza me Kovid-19 ka përfunduar, por do të kemi disa muaj të qetë

Gazetamax.mk