GazetaMax
Lajme

Akuza të ndërsjellta në seancën e sotme për super-ekspertizën për rastin “Llaskarca”

Shkup, 26 janar – Në seancën për super-ekspertizën për rastin “Llaskarca” sot në Gjykatën penale në Shkup, katër ekspertë rreth pesë orë u përgjigjën në pyetjet e prokurorit publik, Darko Jakimovski, të cilat u shoqëruan me reagime dhe mospajtime nga mbrojtësit e të akuzuarve. Gjykatësja Diana Gruevska Ilievska, e ndërpreu seancën e sotme, për shkak të, siç tha, “mungesës së kushteve adekuate për punë dhe mënyrës së komunikimit i cili nuk është adekuat për në gjykatë”.

Pyetjet e prokurorit publik për ekspertët të cilët e përgatitën super-ekspertizën, të porositur nga Gjykata në dhjetor të vitit 2021, në pjesën e parë i referohet profesionizmit dhe kompetencave të tyre, më pas në drejtim të asaj nëse gjatë ekspertizës janë marrë parasysh ekspertizat e kaluara, si dhe të gjitha dëshmitë e kaluara në mënyrë që të bëhet super ekspertiza, ndërkaq përfunduan me pyetje të cilat kanë të bëjnë me rregullshmërinë e automjetit para fatkeqësisë, kontrollet teknike, ndërhyrjet mekanike, si dhe shënimet lidhur me ato riparime dhe ndërrimit të pjesëve.

Gjatë tërë seancës, avokatët e të akuzuarve reaguan për mënyrën në të cilën prokurori Jakimovski i parashtroi dhe formuloi pyetjet, duke thënë se bëhet fjalë për pyetje të ngjashme të cilat çojnë drejt përgjigjes së njejtë, ndërsa për të cilat ekspertët tashmë janë përgjigjur se “nuk janë kompetentë dhe se për pyetjet e tilla përgjigje duhet të kenë juristët dhe Gjykata”.

Seanca e ardhshme vazhdon me pyetje të prokurorit për ekspertët.

Super ekspertiza që Gjykata e urdhëroi në dhjetor të vitit 2021 ishte refuzuar nga fakultetet e shtetit, me sqarim se ekspertët e tyre tashmë kanë marrë pjesë në ekspertizën paraprake, ndërsa Fakulteti teknik në Manastir, njëkohësisht, i njoftoi plotësisht dhe se e kanë kthyer lëndën sepse ekspertët e tyre të licencuar për makineri janë profesionistë vetëm për energjetikë dhe nuk  mund të bëjnë ekspertizë për automjete motorizuese. Nga Gjykata penale, më pas, informuan se kanë kontaktuar me Universitetin në Shtip dhe Fakultetin e makinerisë në Shkup, prej ku ishin njoftuar se ata nuk kanë mjaft persona të aftë të licencuar për automjete komunikacioni të cilët nuk kanë marrë pjesë në ekspertizat e kaluara. Pasi që fakultetet refuzuan, lënda u dërgua në Byronë për ekspertiza gjyqësore të cilat ka mundësi të formojë ekip të personave të aftë të licencuar të cilët do të kryejnë super ekspertizë.

Të akuzuar në rastin për fatkeqësinë afër Llaskarcës, që ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019, ndërkaq në të cilën jetën e humbën 16 persona ndërsa mbi 30 u lënduan rëndë, janë Durmish Beluli, pronar i kompanisë “Durmo turs”, përgjegjësi i ndërmarrjes për transport, Remzi Miftari, dhe vozitësi i autobusit, Manoil Trifunovski, të cilët ngarkohen për vepra të rënda të kryera kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, përderisa, tre të punësuarit në stacionin për kontroll teknik, Igor GJorgjievski, Goran Dukovski dhe jane Bovarski, ngarkohen për pjesëmarrje në veprën e njejtë.

Procesi gjyqësor për fatkeqësinë filloi në shtator të vitit 2019.

Related posts

Pajisje të re në SHA MEPSO – fillon digjitalizimi i rrjetit të përçimit

Gazetamax.mk

MPJ përgënjeshtron se është arritur marrëveshje në mënyrë reciproke festimi i përbashkët i Goce Dellçevit

Gazetamax.mk

Osmani: Zotohem për shtet të barabartë për të gjithë

Gazetamax.mk