GazetaMax
Lajme

Albin Kurti e tregon një histori: Ja si e njoha Albulena Haxhiun

Partitë nuk duhet t’ia zgjedhin njëra-tjetrës propozimet dhe kandidatët. Ne në Lëvizjen VETËVENDOSJE! e kemi të qartë: Albulena Haxhiu është emri ynë për Kryetaren e Kuvendit të Republikës.

Por le të ndalem shkurt për të treguar edhe një lidhje të thellë personale dhe historike që kam me Albulenën. Gjyshi i saj, Ahmet Haxhiu, ishte një nga figurat qendrore të rezistencës kombëtare – një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Bacës Adem, Adem Demaçit. Në vitin 1991, ai transportonte armë për në Drenicë, në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. U arrestua nga Serbia në vitin 1993 dhe, pas torturave të rënda, vdiq më 6 korrik 1994.

Sot, mbesa e tij, Albulena, është trashëgimtare e kësaj rruge. Ajo ishte deputetja më e votuar e VETËVENDOSJE!-s në zgjedhjet e viteve 2019 dhe 2021. E në vitin 2025, ajo ka marrë mbi 125 mijë vota – më shumë se çdo deputet tjetër në këtë legjislaturë të nëntë.

Në seancën konstituive, Albulena ka siguruar 57 vota për Kryetare të Kuvendit: 48 nga deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe 9 nga deputetët e komuniteteve jo-shumicë – përfshirë dy boshnjakë, dy turq, dy egjiptianë, një serb, një rom dhe një ashkali.

Pra, Albulena jo vetëm që përfaqëson fuqishëm vullnetin qytetar shqiptar, por ka edhe mbështetjen e komuniteteve tjera në Kosovë.

Related posts

Filloi stërvitja “Seven stars 22” në organizim të Komandës së brigadës për Evropën Juglindore

Gazeta Max

Modeli me një njësi zgjedhore si zgjidhje për të gjitha krizat politike !?

Gazeta Max

Marrëveshja e armëpushimit, SHBA: Rezultat i muajve të diplomacisë së pamëshirshme

Gazeta Max