GazetaMax
Lajme

Aleanca Kombëtare për Integrim prezanton logon e re

Me moton “Vetëm së bashku ndërtojmë të ardhmen që meritojmë”, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) prezantuan sot logon e re të opozitës së bashkuar shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke shënuar fillimin zyrtar të fushatës për zgjedhjet lokale të tetorit.

Logon e re e ka publikuar në rrjetet sociale Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, si simbol i unitetit, shpresës dhe orientimit të palëkundur drejt integrimit europian.

Ahmeti thekson se bashkimi i forcave politike shqiptare përmes AKI-së vjen në një moment kritik për shqiptarët në RMV, të cilët përballen me sfida të thella sociale, ekonomike dhe politike.

“Në kohë të vështira si këto, shqiptarët meritojnë zë të fuqishëm dhe përfaqësim me dinjitet. Qeveria aktuale ka humbur legjitimitetin etnik shqiptar dhe ka larguar vendin nga rruga europiane. Prandaj, është momenti për bashkim – për një të ardhme më të mirë, për fëmijët tanë dhe për një Maqedoni të Veriut që ecën drejt Evropës,” shkruan z. Ahmeti.

Logoja e re është simbol i një besëlidhjeje të re politike: për fitore, për besim dhe për integrim europian. Duart e bashkuara në logon zyrtare përçojnë mesazhin e qartë – vetëm përmes unitetit shqiptarët do të ndërtojnë të ardhmen që meritojnë.

Nga ky koalicon thonë se fushata e Aleancës Kombëtare për Integrim do të zhvillohet nën frymën e bashkëpunimit, përfshirjes dhe shpresës për ndryshim të vërtetë.

Related posts

Tronditjet në Stamboll, Grubi: Bashkëndjejmë me familjarët e viktimave

Gazeta Max

Mediu në Forumin e NATO: Vakumi në Ballkan, mundësi për influencë ruse, por edhe kineze

Gazeta Max

Alarmante/ Për gjashtë muaj jashtë vendit shpërngulen 439 nxënës nga Tetova, Shkupi e Gostivari

Gazeta Max