GazetaMax
Lajme

Aleanca për shqiptarët nesër do të formojë ekipin për negociata për hyrje në Qeveri

Shkup, 26 janar – Aleanca për shqiptarët nesër do ta mbajë takimin e Kryesisë së partisë, ku pritet të formohet ekipi i cili do t’i zhvillojë negociatat për hyrje në Qeveri, konfirmuan për MIA-n nga partia.

“Në zyret qendrore të partisë në Tetovë, nesër do të mbahet takimi i ardhshëm ku mes tjerash do të diskutohet për ngjarjet politike. Në këtë takim, në rend dite do të jetë edhe vendimi i Kuvendit qendror për formim të ekipit negociues. pas përfundimit të takimit, për vendimet opinioni do të informohet përmes kumtesës për mediumet”, informojnë nga Aleanca për shqiptarët.

Në Qeveri dje ka pasur takim mes kryeministrit dhe kryetar i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe Alternativës, Afrim Gashi, konfirmuan nga Alternativa për MIA-n.

Siç theksojnë nga partia, Kovaçevski dhe Ahmeti i arsyetuan Gashit se nevoja për hyrje të ASH-së në Qeveri është për Kuvend më funksional, përkatësisht shumica të mos “ngushtohet për kuorum” dhe çka në atë drejtim mund të bëjnë tre partnerët e koalicionit. Në takim, nga Gashi nuk është kërkuar që Alternativa të lëshojë ndonjë ministri konkrete, por me formulimin “çka mund të bëjmë për hyrje të Aleancës në Qeveri” është e qartë se tre partitë duhet të lëshojnë nga një resor, thonë nga atje.

“Gashi në takim e ka përsëritur pozitën se Alternativa tashmë ka marrëvehsje me LSDM-në për Qeveri dhe se pret ajo marrëveshje të përmbushet. Se edhe pas një viti nga marrëveshja ende nuk janë realizuar as zgjidhjet programore, as ato kadrovike të cilat ishin dakorduar, përkatësisht se 15 pozita kadrovike nuk janë përmbushur. Gashi pyeti përse tani të bëjnë marrëveshje të re për hyrje të Aleancës në Qeveri dhe cilat janë garancat se ajo do të realizohet, kur nuk është përmbushur marrëvesjha mes Gashit dhe ish-kryeministrit Zoran Zaev”, thonë nga Alternativa.

Më parë, në deklaratë për mediumet, Kovaçevski tha se ka biseduar dhe se do të bisedojë me partnerët e koalicionit për tema të cilat janë të rëndësishme për punën e Qeverisë.

“Kam biseduar edhe me partinë Alternativa, përkatësisht me kryetarin e saj, sepse kemi takime të rregullta, megjithatë nuk kemi biseduar për hollësi për hyrje të partnerit të ri në Qeveri, sepse hollësi të tilla nuk janë biseduar me partnerin e ri potencial, Gjithashtu atë ua konfirmoi edhe kryetari i Aleancës, se jemi parti politike, përfshirë edhe Aleancën për shqiptarët, të cilat jemi për vazhdim të rrugës evropiane të shtetit, megjithatë lidhur me bisedimet konkrete për hollësi programore dhe kadrovike nuk kemi biseduar”, tha Kovaçevski, duke shtuar se nëse ka bisedime të tilla, atëherë do të konsultohen dhe do të bisedojnë me partnerët e koalicionit në Qeveri.

Related posts

Institucionet në gjum të thellë, po shfaroset mali Sharr

Gazetamax.mk

Haxhiu shkon për vizitë në Hagë, por nuk është e sigurt nëse Thaçi e Veseli do ta pranojnë në takim

Gazetamax.mk

Mickoski: Nëse kërkesat e Bullgarisë hyjnë në kornizën negociuese, do të ishte kapitulim për Maqedoninë

Gazetamax.mk