GazetaMax
Lajme

Ali Ahmeti do të votojë në Zajaz në orën 07:00

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, nesër do ta ushtrojë të drejtën e votës në qendrën e votimit në fshatin e tij të lindjes, Zajaz.

Sipas njoftimit zyrtar nga partia, Ahmeti do të votojë në orën 07:00 të mëngjesit, në kuadër të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Lideri i BDI-së pritet që pas votimit të japë edhe një deklaratë për mediat.