GazetaMax
Lajme

Alibeaj-Berishës: Dorëheqja jota është çlirim për PD, nuk jam me parimin e Xenit të paguhem për gjithçka

Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës, i cili e akuzoi se ai ka marrë 220 mijë euro nga kryeministri Rama, për t’i shërbyer këtij të fundit.

 

Alibeaj shkruan se dorëheqja e Berishës është akt që çliron Partinë Demokratike, ndërsa thekson se ai hoqi dorë nga drejtimi i kësaj force politike për të mirën e demokratëve.

 

Në të njëjtën kohë, Alibeaj i përgjigjet akuzave të Berishës duke thënë se nuk mund të justifikojë rezultatin e zgjedhjeve duke hedhur baltë mbi të.

 

“Pasi u bojkotua masivisht nga demokratët dhe shqiptarët, Sali Berisha vazhdon të hedhë llum dhe baltë si e vetmja mënyrë për t’i mbijetuar katastrofës së vet elektorale. I përjashtuari i madh nga politika, me 103 mijë vota demokratësh kundër tij e me 200 mijë të tjerë që e refuzuan dëshmoi qartë kush i ka shërbyer kujt!

 

Edi Ramës i duhet Sali Berisha dhe soji e sorollopi i tij i korruptuar për të justifikuar korrupsionin ku është zhytur ai dhe qeveria e tij.

 

Unë nuk kam qenë kurrë e nuk jam me parimin e Xenit, për tu paguar për gjithçka.

 

Sali, dorëheqja ime është akt që shkon për të mirën e demokratëve, largimi yt është çlirim dhe frymarrje për ta”, shkruan Alibeaj.

 

Enkeljed Alibeaj hoqi dorë nga drejtimi i PD pas humbjes së thellë në zgjedhjet vendore, por Berisha këtë rezultat të opozitës nuk e njeh si humbje, por si vjedhje votash nga qeveria.

Related posts

“Grupi i zjarrit”: Ta kthejmë BDI-në, në pozitën siç zhvillohej plot 18 vite! (DOKUMENT)

Gazetamax.mk

Shpërtheu zjarr në pompën e benzinës në Shkup, dëmtohen dy vetura dhe plagoset një punonjës

Gazetamax.mk

Pajisje medicinale që kushton mbi 61 mijë euro donacion nga Turqia për spitalin klinik të Tetovës

Gazetamax.mk