GazetaMax
Lajme

Aliti: Institucionet shtetërore janë sektori më i rrezikuar për krime kibernetike

Shkup, 14 dhjetor – Institucionet shtetërore janë të ngarkuara me të dhëna publike prandaj ata mbeten sektori më i rrezikuar dhe ekspozuar ndaj krimeve kibernetike shkroi në facebook Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti.

Ai sot mori pjesë në punëtorinë e organizuar nga Microsoft për institucionet shtetërore në Maqedoninë e Veriut, me ç’rast u trajtuan sfidat, kërcënimet dhe përgjigja e institucioneve në raport me sigurinë kibernetike, mobilitetin dhe infrastrukturën e tyre.

“Fakti që qeveria, respektivisht institucionet shtetërore janë të ngarkuara me të dhëna publike, ata mbeten sektori më i rrezikuar dhe ekspozuar ndaj krimeve kibernetike, prandaj përfshirja e sektorit publik dhe privat, përmes edhe punëtorive të tilla, janë thelbësore në krijimin e mundësive dhe modeleve të reja për mbrojtje dhe parandalim të sulmeve të tilla” shkruan në facebook ministri.

Sipas tij MSHIA përveç angazhimit të saj në krijimin e Strategjisë Nacionale për Siguri Kibernetike, mbështet dhe i bashkëngjitet çdo iniciative që ndihmon vendin në këtë drejtim.

Related posts

MASH u bën thirrje mësimdhënësve që të vazhdojnë mësimin

Gazeta Max

Zeqiri: Të ardhurat nga buxheti i shtetit të jenë të njejta për të gjitha universitetet publike

Gazeta Max

Seuli rifillon transmetimet propagandistike me altoparlant kundër Koresë së Veriut

Gazeta Max