GazetaMax
Lajme

Aliu: Në Butel do të ndërtohet një poliklinikë e re

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu ka njoftuar se me kryetarin e komunës së Butelit, Darko Kostovski, kanë nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e një Poliklinike në Butel të Shkupit.

“Në Ministrinë e Shëndetësisë, së bashku me kryetarin e Komunës së Butelit, Darko Kostovski, nënshkruam marrëveshjen për realizimin e një prokurimi të përbashkët për ndërtimin e një poliklinike të re, moderne në Butel. Ky është një projekt partneriteti mes ministrisë dhe komunës, i cili synon të ofrojë qasje më të afërt dhe më cilësore në kujdesin shëndetësor. Poliklinika e re do të mundësojë shërbime të integruara për qytetarët, pa pasur nevojë për udhëtime shtesë drejt qendrave të tjera shëndetësore”, ka shkruar ministri Aliu.

Related posts

Regjistrohen 53 raste me Covid-19 dhe 94 pacientë të shëruar

Gazeta Max

Gir: Fjalët e mira nuk mjaftojnë në luftën kundër korrupsionit, qytetarët presin rezultate

Gazeta Max

Durmishi: Zgjedhjet lokale referendum vetëm për BDI se janë buzë shpërbërjes, Tetovën e fiton Bilall Kasami

Gazeta Max