GazetaMax
SPORT

Allegri befason pas humbjes nga Interi, shprehet i lumtur

Allegri i kënaqur me lojën e Juventusit ndaj Interit.
Pas humbjes ndaj Interit, trajneri i Juventusi, Maxi Allegri u tregua i kënaqur me lojën që ekipi i tij bëri.
Juventusi pësoi disfatë në ndeshjen e xhiros së 31 në Seria A, ndaj Interit.
‘Zonja e Vjetër’ zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë ndaj ‘Nerrazzurëve’, ata kishin 20 goditje në portë, ndërsa Interi vetëm pesë, por Hakan Calhanoglu arriti ta gjejë golin nga pika e bardhë, në fund të pjesës së parë.
Pas ndeshjes Allegri u tregua i lumtur me lojën që ekipi i tij bëri, ndaj rivalit të tyre Inter.
“Jam i lumtur të flas për performancën. Ishte një lojë e mirë nga skuadra ime, luajtëm mirë, patëm shumë goditje në portë”, tha Allegri, përcjell lajmi.net.
Trajneri gjithashtu u pyet se a është jashtë garës për titull Juventusi, ai tha se rëndësi ka të zënë vendin e katërt në tabelë dhe të përgatiten për sezonin e ardhshëm.
“Më në fund, njerëzit mund të thonë se Juventusi është përfundimisht jashtë garës për Scudetto! Duhet vetëm të marrim sa më shumë pikë për të siguruar vendin e katërt, pastaj të përgatitemi për një fillim të fortë të sezonit të ardhshëm”, vazhdoi italiani.
Pas humbjes Juventusi gjenden në pozitën e katërt në tabelë, me gjithsej 59 pikë.

Related posts

Rogers i mbyll derën Chelseas: Fofana nuk është në shitje

e-max

Gjilani e shkarkon nga posti i trajnerit Ismet Munishin

e-max

Milani e ka gjetur zëvendësuesin e ri të Theo Hernandez

e-max