ALTA Banka AD Manastir është likuide dhe vazhdon të funksionojë rregullisht dhe pa pengesa. Të gjitha ekspoziturat dhe bankomatet funksionojnë normalisht, ndërsa klientët kanë qasje të papenguar në mjetet e tyre financiare. Qytetarët mund të disponojnë lirisht depozitat e tyre, të tërheqin para të gatshme dhe të kryejnë të gjitha transaksionet bankare, sipas kushteve të zakonshme të funksionimit.
Ngjarjet që lidhen me bankën në Serbi nuk nënkuptojnë automatikisht ndryshim të gjendjes financiare apo të statusit juridik të ALTA Bankës AD Manastir.
Gjithashtu, theksojmë se rrethanat në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë thelbësisht të ndryshme nga ato në Serbi. ALTA Banka AD Manastir nuk është subjekt i presioneve dhe përplasjeve politike të natyrës së atyre që karakterizuan zhvillimet në Serbi. Banka funksionon mbi bazën e parimeve profesionale, afariste dhe rregullatore.
Banka disponon kapitalin, mjetet dhe detyrimet e veta, ndërsa veprimtaria e saj është nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të Bankës Popullore.
Depozitat e personave fizikë janë të siguruara përmes Fondit të Sigurimit të Depozitave, në përputhje me kushtet dhe limitet e përcaktuara me ligj.
Klientët tanë i sigurojmë se banka vazhdon të punojë rregullisht dhe të përmbushë detyrimet e saj. Mjetet e tyre janë në dispozicion dhe nuk ka kufizime në përdorimin e shërbimeve bankare, përtej kushteve të zakonshme të funksionimit.
ALTA Banka AD Manastir mbetet e përkushtuar ndaj mbrojtjes së interesave të klientëve të saj, ruajtjes së stabilitetit financiar dhe forcimit të besimit.
