GazetaMax
Lajme

Ambasada Amerikane: Komentet e Xhambaskit ishin të papërgjegjshme dhe të rrezikshme

Shkup, 26 Janar – Nga ambasada amerikane në në Maqedoninë e Veriut, kanë deklaruar se komentet e eurodeputetit bullgar Angel Xhambaski, ishin të papërgjegjshme dhe të rrezikshme dhe ata dënojnë pa kushte të gjitha kërcënimet me dhunë

“Këto çështje duhet të trajtohen me dialog, jo me retorikë dhe ne kemi bërë thirrje për de-përshkallëzimin e çdo gjuhe agresive në të dy anët e kufirit”, thonë nga Ambasada Amerikane duke u përgjigjur në pyetjen e “360 shkallë”.

Dje në një prononcim për “Nova” bullgare, duke komentuar deklaratën e presidentit Stevo Pendarovski se do t’i propozojë Qeverisë që të shpallet persona non grata, Xhambaski në mënyrë indirekte e kërcënoi me atentat, duke kujtuar vrasjen e mbretit serb Aleksandar Karagjorgjeviq.

Deklarata e Xhambaskit e komentoi edhe ambasadori evropian David Geer, duke theksuar se ajo mund të interpretohet si kërcënim, por edhe se absolutisht nuk përfaqëson qëndrimin e BE-së.

Ai thotë se pretendimet e deputetit të Parlamentit Evropian, të cilat i referohen pretendimeve territoriale, nuk përfaqësojnë dhe nuk mund të përfaqësojnë BE-në.

Related posts

Pse “Grupi i zjarrit” sulmoi Ahmetin: “Deri më tani nuk kishin kauzë, të palogjikshme ishin kritikat ndaj Grubit dhe Osmanit”

Gazeta Max

Prokurori publik Abazi u takua me ambasadorin shqiptar Reka

Gazeta Max

Lajçak dëgjon qëndrimin e opozitës lidhur me propozimin evropian

Gazeta Max