GazetaMax
Lajme

Analizë: Kriminalizimi i femicidit do të mundësojë krijimin e politikave dhe masave përkatëse për parandalim

Shkup, 13 dhjetor – Njohja e të gjitha llojeve të dhunës së bazuar gjinore çon drejt parandalimit të femicidit, pasi ai zakonisht paraqitet si vazhdimësi e llojeve paraprake të ndryshme të dhunës së bazuar gjinore, thotë Bojana Jovanovska, autore e analizës “Vrasje të padukshme – Femicidet në Republikën e Maqedonisë së Veriut” që u prezentua sot në Qendrën Qytetare të Resurseve.

Jovanovska potencoi se hulumtimi i Këshillit nacional për barazi gjinore, që e kanë përpunuar gjatë dy muajve të kaluar, shumë më shumë ka të bëjë me grumbullimin e të dhënave për qëndrimet para së gjithash të ekspertëve të cilët punojnë në këto sfera, praktikantë juridikë, përfaqësues të institucioneve publike të cilët janë kompetentë për këtë fushë, me qëllim që të përgatisin dokument me të cilin do të mund të avokohet më tej, me qëllim që ky lloj i formës më të rëndë të dhunës së bazuar gjinore të njihet në rregullativën tonë ligjore.

“Duke e marrë parasysh se tani për tani nuk është e rregulluar si vepër e veçantë penale, as në përgjithësi sikur formë kualifikuese në veprën penale themelore “vrasje”. Veçanërisht duke e pasur parasysh se pikërisht për momentin është duke u punuar në ndryshimet e Kodit Penal, një prej propozimeve tona, megjithatë edhe në rrjetet dhe platformat në të cilat bëjnë pjesë organizata për të drejtat e grave, është pikërisht vrasja e bazuar gjinore, gjegjësisht, femicidi të jetë ose vepër e veçantë penale ose të cilësohet si formë e veprës penale themelore “vrasje””, thotë Jovanovska.

Analiza tregon se në Maqedoninë e Veriut nuk ekzistojnë të dhëna statistikore për numrin e femicideve, gjegjësisht aspak nuk ekziston sistem i regjistrimit të femicideve si formë e dhunës së bazuar gjinore, ndërsa të dhënat me të cilat disponojnë institucionet relevante janë vështirë të qasshme e ndonjëherë fare të qasshme.

Sipas Jovanovskës, kriminalizimi i kësaj vepre, do t’ua imponojë institucioneve më tej të mbajnë statistikë për këto raste, me të cilën mund të krijojnë politika dhe masa përkatëse me qëllim që të parandalohen këto lloje të veprave penale.

Kryetarja e Këshillit nacional për barazi gjinore, Savka Todorovska, potencoi se SOS linja nacionale falas 141 700 vazhdon me punë, pasi, siç tha, “dhuna mbi gruan është krim, ndërsa femicidi krim akoma më i madh”.

Analiza është thirrje për sjelljen urgjente të ndryshimeve në Kodin Penal, në drejtim të harmonizimit të tij me Konventën e Stambollit dhe me Ligjin, si edhe rregullimin e politikave, përmes miratimit të akteve të nevojshme nënligjore.

Related posts

VMRO-ja paralajmëron bllokimin e Kuvendit

Gazetamax.mk

Rrahen mes vete dy infermiere në Qendrën Klinike

Gazetamax.mk

Mariçiq: Maqedonia e Veriut e ka Greqinë si partner dhe mbështetës të fortë në rrugën evropiane

Gazetamax.mk