GazetaMax
Kuriozitete

Ancelotti flet për ndeshjen ndaj Chelseas, përmend edhe Benzeman

Ancelotti: Ne varemi nga Benzema dhe jam i lumtur për këtë.
Përpara ndeshjes së kthimit në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve me Chelsea, Carlo Ancelotti doli në konferencë për shtyp.
Ndeshja e parë çerekfinale ndërmjet dy gjigantëve evropian përfundoi 3:1 në favor të Real Madridit.
Carlo gjatë konferencës për shtyp tha se beson që ‘Londinezët’ do të përpiqen të rikthejnë rezultatin.
“Chelsea do të përpiqen. Është fryma e futbollit dhe skuadrat e mëdha nuk dorëzohen asnjëherë”, tha italiani, përcjell llajmil.
Ancelotti nuk ngurroi të thotë se ekipi i tij varet nga Benzema dhe ai u shpreh i lumtur për këtë fakt.
“Ne jemi të varur nga Benzema nuk do ta mohojmë. Jam i lumtur që varemi nga ai. Është një realitet dhe një gjë e mirë”, tha trajneri.
Ndeshja e kthimit në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, ndërmjet Real Madridi – Chelsea zhvillohet nesër, me fillim nga ora 21:00.

Related posts

Real Madrid fiton spektalin në “Santiago Bernabeu”, eleminon Chelsean

Gazeta Max

Odegaard e pranon që Haaland i ka kërkuar informacione rreth Real Madridit

Gazeta Max

Tottenham e Chelsea tërhiqen nga gara për Saint-Maximin, çmimi shumë i lartë

Gazeta Max