GazetaMax
Teknologji

Android 16 sjell një risi serioze

Funksioni i ri Identity Check (Verifikimi i Identitetit) u prezantua në muajin dhjetor, dhe Samsung tashmë e ka përfshirë në versionin e vet One UI 7 të bazuar në Android 15. Megjithatë, të tjerët do të duhet të presin deri në Android 16 për ta pasur këtë funksion.

Identity Check funksionon duke kërkuar autentifikim ekskluzivisht përmes biometrisë (si gjurmë gishti ose skanim fytyre), përpara se përdoruesi të mund të ndryshojë cilësimet kryesore të sigurisë ose të ketë qasje te fjalëkalimet e ruajtura dhe të dhëna të tjera sensitive.

Ajo që e veçon këtë funksion nga të tjerët është se nuk lejon një opsion rezervë si PIN-i apo fjalëkalimi – pra, biometria është e detyrueshme, sipas faqes Android Authority.

Qëllimi i këtij funksioni është të parandalojë hajdutët që, pasi të kenë vjedhur pajisjen, të ndryshojnë llogaritë apo të vjedhin kredencialet e qasjes.

Nëse nuk kanë gjurmën e gishtit të pronarit ose fytyrën e tij/saj, nuk do të mund të marrin informacionin kritik – përveç, sigurisht, nëse ndodh një rast i shtrëngimit fizik, çka nuk quhet më “vjedhje e zakonshme”, por krim i rëndë.

Për shkak se Google iu desh të ndryshojë mënyrën bazë të funksionimit të autentifikimit biometrik për të hequr opsionet rezervë, Identity Check nuk mund të shtohet përmes Play Storet apo përmes një përditësimi të vogël – është i nevojshëm një përditësim i plotë i sistemit Android.

Samsung u përshtat shpejt dhe e futi këtë mbrojtje përmes One UI 7, ndërsa nga prodhuesit e tjerë pritet që ta përfshijnë kur të dalë Android 16.

Related posts

Лундрим Мехмеди го освои премиум ЏЕКПОТОТ на Видеолотарија

Gazeta Max

Automattic blen WPAI, një kompani që ndërton zgjidhje AI për WordPress

Gazeta Max

Видеолотарија Касинос Австрија спонзор на кошаркарски клуб Струмица

Gazeta Max