GazetaMax
SPORT

Andy Murray flet për lëndimin e tij para Wimbledon: Nuk besoj se mund të shkoj larg

Reketi britanik, Andy Murray ka dhënë disa të reja lidhur me lëndimin e tij.
Murray ka pësuar një lëndim që e mbajti jashtë fushave për një kohë të shkurtër por tani është kthyer për t’u stërvitur dhe për të finalizuar përgatitjet para kompeticionit të madh të Wimbledon.
Britaniku ka thënë se po stërvitet me gjysmën e kapaciteti, pasi disa gjuajtje janë akoma të vështira për t’u kapur. Kurse, i pyetur për synimet në turneun e radhës, ai thotë se nuk pret të shkojë larg.
“Lajmi i mirë është që po stërvitem, ndonëse ka disa gjuajtje që nuk mund t’i praktikoj, kështu që kjo pengon përgatitjen time. Lëndimi po shërohet, por nuk është perfekt”, ka thënë Murray.
“Jam stërvitur për tri-katër ditët e fundit dhe kanë qenë stërvitje të mira. Por, në ndeshje nuk mund të mos bësh disa gjuajtje”, shtoi ai.
“Nuk do të thosha kështu. Unë nuk e kam treguar këtë në vitet e fundit”, tha Murray, i pyetur nëse mund të shkojë deri në fazat e fundit në Wimbledon.
Murray aktualisht është numri 51 në ranglistën botërore të ATP, në individuale.

Related posts

Pas Rrahmanit, do të mungojë edhe një qendërmbrojtës tjetër kosovar

e-max

Romano: Tuchel refuzon mundësinë ta transferojë Ronaldon

e-max

Legjenda e Liverpoolit kritikon Mohamed Salahun për postimin e tij në lidhje me finalen ndaj Real Madridit

e-max