GazetaMax
Ballina

Apple përfshin ChatGPT-në në pajisjet iPhone e Mac

Gjiganti i teknologjisë, Apple, do ta përditësojë aplikacionin e tij zanor, Siri, dhe sistemet e tjera operative me souftuerin e inteligjencës artificiale, ChatGPT.

Përditësimet do t’u mundësojnë përdoruesve të pajisjeve iPhone dhe Mac të kenë qasje në ChatGPT, falë partneritetit me zhvilluesin e këtij softueri, OpenAI.

Ata do të mund ta përdorin ChatGPT-në edhe për qëllime të tjera – jashtë pyetjeve për Sirin – përfshirë krijimin e teksteve dhe të përmbajtjeve.

Versioni testues do të jetë i disponueshëm në vjeshtë.

Shefi ekzekutiv i kompanisë Apple, Tim Cook, tha se këto risi do t’i çojnë produktet e kompanisë së tij “në lartësi të reja”.

Ai i bëri komentet teksa hapi Konferencën Botërore të Zhvilluesve në selinë e gjigantit të teknologjisë në Kaliforni.

Apple ka qenë nën presion për të përfshirë veçori të reja të inteligjencës artificiale në produktet e tij, pas rritjes së shpejtë që kanë pësuar rivalët e kompanisë që e kanë miratuar këtë teknologji, shkruan REL.

Cook u ka thënë investitorëve qysh në vitin 2023 se kompania e tij do t’i qaset me kujdes kësaj teknologjie.

Related posts

Avokatja e parë shqiptare në Grammy 2024

Gazeta Max

Vjen “Asaj” nga Mera Zymeri një baladë taman për stinën

Gazeta Max

Artisti Bekim Ibrahimi pas super hitit “Jam Dardan” feston ditëlindjen

Gazeta Max