Arjan Bellai e nis me Frrokun pas humbjes

Vora u mposht nga Teuta në ndeshjen e vlefshme të javës së 13-të në Superiore. Pas duelit që përfundoi me humbje 2-3, foli për mediat, trajneri i vorakëve, Arjan Bellai. 

“Ende nuk është arritur pjekuria? Në radhë të parë, dua të them të shkuara për Frrokun.

Do mungojë 6 muaj, këto i ka futbolli dhe jeta vazhdon. Sa i përket ndeshjes, kemi bërë gabime.

Janë disa gjëra që duhet ti shikoj më mirë. Thjesht i kemi shumë të tepruar në disa ndeshje. Pjesën e parë e bëmë mirë. 

Teuta është ekip me eksperiencë. I përgëzoj çunat prë atë që dhanë. Minutat e fundit, ajo s’më pëlqeu. Që të kishim situatat për të barazuar. Sepse ishte teuta me 10 lojtarë, ne skishim eksperienca për të dalë.

Sa i kushtëzuar ke qenë pas golit? Ke të drejtë, i kemi ndarë detyrat duke parë ndeshjet që ka bërë Teuta. Sa herë kemi fituar topin, kemi dalë me aksion. Duhet të ishim më të qetë, gjë të cilën nuk e arritëm. Në pjesën e parë ishim 1-1, atë duhet të mbanim. U detyruam duke dalë, duke arritur barazimin. Pastaj erdhi goli i tretë dhe rrezikuam gjithçka për gjithçka. Nuk arritëm të shkonim nga krahët.  

Duhet kishit guxuar edhe më shpejt? Mos të prisnit pas golit të dytë nga Teuta? E diskutova me stafin në pushim të ndeshjes. Nuk mund të ndërrosh sistem direkt. Është i mirë. Kur hoqëm Trajkovin ndryshoi komplet. Ia arritëm edhe me Hasën, edhe ai edhe Ruçin, janë minutat e para dhe dua ti përgëzoj për shpirtin dhe e tregojnë në fushën e lojës”, tha Bellai.

Burimi: botasot.info