Gazetari Gëzim Mekuli ka reaguar lidhur me protestën në Tiranë, duke kritikuar përdorimin e flamurit kombëtar në kontekstin e përplasjeve mes protestuesve dhe policisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Mekuli ka shkruar se flamuri po keqpërdoret për qëllime politike, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.
Ai ka përmendur vendosjen e flamurit mbi autobotët dhe mjetet e përdorura gjatë ndërhyrjes ndaj protestuesve në Tiranë, ndërsa ka kritikuar edhe përdorimin e emrit të UÇK-së për, siç është shprehur, manipulime politike dhe mbulimin e keqpërdorimeve.
Postimi i plotë:
O flamur, çfarë poshtërsie po bëjnë me ty!
Në Tiranë, dRama të vendos mbi autobotët dhe në kërbaçët që dhunojnë popullin protestues. Në Kosovë, në emrin e UÇK-së, të përdorën për 20 vjet rresht për manipulime politike, vjedhje e plaçkitje.
Një poshtërsi këtu, një poshtërsi atje; dikush të përdor për të mbuluar dhunën dhe diktaturën, dikush tjetër për të mbuluar hajnitë.
Sa po të (keq)përdorin o Flamur 😥🇦🇱🤕
Na fal, o Isa Boletin, Ismail Qemali e Adem Jashari 😥
Burimi: botasot.info
