GazetaMax
Lajme

Arkitektët dhe opinionin ekspert do ta udhëheqin revitalizimin e Shkupit!

Fakt i njohur është se pamja e Shkupit përfaqëson një kaos urban, ndërtim të paorganizuar, jostandardizuar dhe mungesë të zgjidhjeve kreative e funksionale për çdo çështje kyçe në qytet.

Qyteti, i cili pas tërmetit u rindërtua sipas zgjidhjeve arkitektonike më moderne të asaj kohe, në mënyrë logjike dhe me vizion për zhvillimin e tij – me thelb jetesën humane, mjedis të shëndetshëm, stil autentik dhe kulturë, të vendosura nga zgjidhja urbanistike e arkitektit të madh Kenzo Tange – sot ngjan me një xhungël betoni që rritet dhe shtrihet pa asnjë plan, pa stil dhe pa empati.

E gjithë kjo është rezultat i punës kriminale të pushtetit lokal të udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe “menaxheres” së tyre më të suksesshme, siç e quanin – një urbanizim kaotik, pa plan dhe agresiv.

Në vend të një metropoli urban, Shkupi është bërë peng i pazareve të tyre biznesore.
Qyteti ynë funksionon sipas Planit të Përgjithshëm Urbanistik të para 13 viteve, dhe pasojat i vuajnë qytetarët – një kaos urban që çdo ditë ua vështirëson jetën.

Në vend që kandidati i tyre i ri, Orce, të dënojë këtë shkatërrim urban në Shkup, ai hesht. E heshtja do të thotë përkrahje. Heshtja do të thotë se Orce do të jetë vetëm një vazhdim i Danella Arsovskës, i udhëhequr nga i njëjti qendër partiake dhe i drejtuar nga të njëjtat impulse të ngushta partiake.

Planet e Orces për zhvillimin urban të Shkupit nuk do të ndryshojnë aspak nga realiteti që kemi jetuar këto katër vitet e fundit, sepse ai nuk e kundërshton politikën urbanistike të deritanishme – përkundrazi, ai natyrshëm noton brenda të njëjtit sistem.

Por Shkupi nuk e duron më këtë!

Unë nuk jam kundër ndërtimit, por kundër vjedhjes dhe mungesës së rendit dhe planit.
Ne jemi për një Shkup urban, human dhe të planifikuar.

Urbanizimi duhet të jetë për qytetarët – jo kundër tyre.
Kjo do të thotë jetë cilësore, hapësira publike, gjelbërim, infrastrukturë dhe banim dinjitoz.

Prandaj, që në fillim të mandatit tim do ta ringjallim idenë për “Fondacionin Instituti për Zhvillim – Shkup”, një entitet që do ta organizojë bashkëpunimin aktiv ndërmjet qytetit, bashkësisë akademike dhe profesionale, shoqatave qytetare dhe të gjithë aktorëve të interesuar në ekosistem.

Qëllimi i tij do të jetë vendosja e praktikave të reja për zhvillim të drejtë dhe sistemik të qytetit dhe transformimi i tij në një qendër të qëndrueshme, të gjelbër, ekonomike, kulturore dhe urbane.

Ky proces do të jetë themeli për miratimin e Planit të ri të Përgjithshëm Urbanistik (GUP) para përfundimit të vitit të parë të mandatit tim.

Drejtimet strategjike të zhvillimit të qytetit nuk duhet kurrë të varen nga dëshirat dhe ambiciet politike të individëve, siç ishte rasti me projektin “Shkupi 2014”.

Nuk do të lejoj urbanizim agresiv dhe të pa planifikuar. Interesat e qytetarëve do të jenë mbi interesat kriminale.

Shkupi meriton rend, plan dhe vizion, jo kaos dhe pazare mafioze.

Për një jetë humane dhe të organizuar në Shkup!

Related posts

Ejupi: Menaxhimi rajonal i mbeturinave do të mundësojë një aktivitet më të mirë ekologjik dhe kontroll të menaxhimit të mbeturinave

Gazeta Max

Kuvendi, shumë shpenzime për pak punë

Gazeta Max

FAKE NEWS / Deri ku shkon propaganda Serbe !?

Gazeta Max