GazetaMax
Sport

Arlind Sulejmani nokautoi kroatin Njegac

Të shtunën, më 21 qershor me fillim në ora 18:00 emocione të papara për të gjithë tifozët e boksit pasiqë kampioni i njohur shqiptar që jeton në Vjenë të Austrisë nokautoi bokserin kroat, Ivan Njegac.

Kjo ishte ndeshja e rradhës për kampionin shqiptar Sulejmani i cili deri më tani ka rradhitur shumë suksese në karierën e tij si bokser duke bërë krenar gjithë shqiptarët në mbarë botën.

Komenti i tij pas ndeshjes ishte i thjeshtë, unë thash po dhe ja arrita.

Dhe edhe një herë: Unë thash po.
Jo vetëm që fola, por edhe e mbajta fjalën.
Fitues. Dominues. Me zë të lartë. Qartësisht. 🥊🔥
Pavarësisht se sa me zë të lartë flasin – në fund të fundit ka rëndësi vetëm kush e ka dorën lartë.
Falë ekipit tim, njerëzve të mi dhe sponsorëve të mi – ne vazhdojmë rrugëtimin, hap pas hapi drejt majës, ka shkruar kështu kampioni Sulejmani.

Related posts

Mexhiti: Është koha që BDI të pajtohet me faktin se janë në opozitë!

Gazeta Max

ASH e Selës: Sulmet ndaj shqiptarëve në Kumanovë, janë skenar i “srbski svet” dhe argatëve të tyre në RMV për destabilizim

Gazeta Max

Kryetari i Butelit, Darko Kostovski nis asfaltimin e njërës nga rrugët më të mëdha në Vizbeg

Gazeta Max