GazetaMax
SPORT

Armin Hodzic arrin në Shkup, gati firma me klubin e Çairit

Përforcimi i ri i Shkupit ka arritur në kryeqytet. Bëhet fjalë për sulmuesin boshnjak, Armin Hodzic, i cili ka arritur marrëveshje me FC Shkupin dhe vetëm pritet të hedh firmën mbi kontratë ditëve në vijim.

“Sportmania” ekskluzivisht paralajmroi këtë transferim ditë më parë, përderisa Hodzic tashmë ka ardhur në Shkup dhe burimet e portalit tonë sigurojnë fotografi nga takimi me  me Omer Bunjakun, me këtë të fundit që ka ndërmjetësuar këtë transferim.

Hodzic te Shkupi pritet të zyrtarizohet ditëve në vijim, ndërsa nga ajo që arrijmë të mësojmë do të firmos kontratë 1 vjeçare.

28 vjeçari te skuadra e Çairit vjen si futbollist i lirë, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Zeljeznicarit.

Hodzic gjatë karrierës së tij ka luajtur për disa klube të njohura si Dinamo Zagrebi, Fehervari, Kasimpasha, Vidi FC, ndërsa në dy periudha të ndryshme ka qenë pjesë e grupmoshave të reja, U18 dhe U21 të Liverpullit.

Related posts

Laporta flet për Dembelen, ja pse po ndihet krenar tani!

e-max

Pas 17 vitesh martesë ndahet nga bashkëshortja legjenda e futbollit

e-max

Afër marrëveshja, Cavani po transferohet te kjo skuadër

e-max