GazetaMax
LAJME

Arrestohen dy persona pasi u kapën me drogë

Shkup, 17 maj – Policia e Tetovës mbrëmë ka arrestuar dy persona tek të cilët është gjetur drogë. Në rastin e parë në ora 00:35 minuta në fshatin Kamenjan është arrestuar B.M. (39) nga Gostivari.

“Gjatë kontrollit tek ai dhe në automjetin “Shevrolet Kaptiva” ,e targa të Gostivarit, të cilën po e drejtonte ai, janë gjetur dhe marrë marihuanë dhe thërrmues me mbetje nga marihuana”, informuan nga SPB Tetovë.

Në ora 03.00 në rr. “Boris Kidriç” në afërsi të sallës sportive në Tetovë, nëpunësit policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria P.P (27) nga Tetova.

“Gjatë kontrollit në automjetin “Folksvagen Sharan” me targa të Tetovës, të cilën e drejtonte ai, është gjetur dhe marrë kokainë”, informojnë nga SPB Tetovë.

Të dy janë arrestuar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse

Related posts

Minovski: Shteti duhet të punojë më shumë që të ulë varfërinë energjetike

e-max

Është gjetur personi nga Kumanova, të cilin e kërkonte policia dhe familja e tij 

e-max

LSDM: Po fundosen gënjeshtrat e Mickovskit

e-max