GazetaMax
SPORT

Arrestohet dhe pastaj lirohet Agim Ademi

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, para pak çastesh është arrestuar nga Policia, raporton Paparaci.

Kështu mëson Paparaci nga burimet e veta brenda këtij institucioni. Ademi, është arrestuar nën dyshimin për sulm ndaj zyrtarit të FFK-së, Artan Govori.

Të njëjtit, me vendim të prokurorit i është caktuar 48 orë ndalimi policor.

Ditën e sotme, i pari i FFK-së, Agim Ademi e mohoi sulmin fizik, duke thënë se ishte vetëm një debat.

Kurse, pak më vonë, edhe FFK-ja doli me komunikatë duke theksuar se pati vetëm debat mes Ademit dhe Govorit, duke e mohuar një sulm fizik.

Por, ndryshe mendon Artan Govori.

Ai theksoi se ishte një sulm i vogël, por i cili është dashur të denoncohet në polici.

“Nuk ka qenë sulm i madh. Rrahje nuk ka pasur. Nuk jam tip arrogant që mundem me u rreh me dikë. Me tregu drejtën nuk kan qenë sulm i madh. Ka qenë një sulm i vogël, por prapë është sulm që është dasht me denoncu në polici. Ishte sulm fizik. Dorën ne qafë, syrin pak ma ka grrithë. Ka dashtë me ma kapë faqen në atë mënyrën shumë të egër”, deklaroi ai.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është liruar pas arrestimit nga Policia, gjatë ditës së djeshme.

Ademi, ishte arrestuar nën dyshimin për sulm ndaj zyrtarit të FFK-së, Artan Govori.

Atij me vendim të prokurorit iu ishte caktuar 48 orë ndalimi policor.

Dje, i pari i FFK-së, Agim Ademi e mohoi sulmin fizik, duke thënë se ishte vetëm një debat.

Kurse, pak më vonë, edhe FFK-ja doli me komunikatë duke theksuar se pati vetëm debat mes Ademit dhe Govorit, duke e mohuar një sulm fizik.

Ndërkohë, zyrtari i FFK-së, Artan Govori deklaroi se është sulmuar fizikisht, ndonëse sulmi nuk ishte i madh.

“Nuk ka qenë sulm i madh. Rrahje nuk ka pasur. Nuk jam tip arrogant që mundem me u rreh me dikë. Me tregu drejtën nuk kan qenë sulm i madh. Ka qenë një sulm i vogël, por prapë është sulm që është dasht me denoncu në polici. Ishte sulm fizik. Dorën ne qafë, syrin pak ma ka grrithë. Ka dashtë me ma kapë faqen në atë mënyrën shumë të egër”, deklaroi ai.

Related posts

Kahn: Kemi biseduar brenda klubit për Ronaldon, nuk përshtatet me filozofinë tonë

e-max

MotoGP, Miguel Oliveira fiton garën dhe jep leksion në një pistë të lagur

e-max

Konflikti Tuchel – Conte shndërrohet në meme, trajnerët “futen” në ringun e WWE

e-max

Leave a Comment