GazetaMax
Showbizz

Arrestohet Jozi, dhunuesi që goditi Gjestin

Pas incidentit të papritur dhe tronditës në gjysmëfinalen e “Big Brother VIP Albania 4”, ku Jozi Marku goditi me shuplakë Gjestin duke e rrëzuar në tokë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, kanë ardhur edhe veprimet e para zyrtare nga autoritetet.

Moderatori i spektaklit, Ledion Liço, në një reagim publik të bërë menjëherë pas incidentit, konfirmoi se Jozi është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin më të afërt të policisë për të dhënë shpjegime mbi veprimin e tij të dhunshëm.

Produksioni në asnjë mënyrë nuk ka qenë pjesë apo nxitës i këtij akti. Dhuna nuk tolerohet dhe ne kërkojmë ndjesë publike për çdo shqetësim të shkaktuar tek publiku shqiptar që na ndjek me kaq përkushtim”, vazhdoi ai.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe opinionin publik, me shumë ndjekës që kanë shprehur shqetësim për faktin që një akt i tillë ndodhi para syve të publikut dhe gjatë një eventi të rëndësishëm siç është gjysmëfinalja e BBVA4.

Related posts

Nis në Paris gjyqi për grabitjen e bizhuterive të Kim Kardashian

Gazeta Max

Njihuni me trajnerin me më së shumti transformime në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, sukses i garantuar me Egzon Shkolollin

Gazeta Max

Mira Konçi pushime luksoze në Karaibe me vajzën pas ndarjes nga Shpëtim Saraçi! Fundi me bujë i martesës së çiftit dhe prishja e marrëdhënies së kompozitorit me të bijën

Gazeta Max