GazetaMax
Lajme

Arrestohet mashtruesja nga Shkupi, fitoi para duke gënjyer se punon në Ministri të Bujqësisë

Prokuroria Themelore kërkon paraburgim për një 40-vjeçare nga Shkupi, përcjell TV21. Nga Prokuroria thonë se e njëjta ka përfituar para duke u paraqitur si punonjëse e Ministrisë së Bujqësisë dhe duke i premtuar një personi se do ta ndihmonte në përvetësimin e tokës shtetërore.

“E dyshuara, e cila edhe më parë ka qenë e dënuar dhe ndaj të cilës po zhvillohen procedura të tjera për vepra të ngjashme, është paraqitur në mënyrë të rreme si punonjëse e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në detyrën nëpunëse. Ajo e ka mashtruar një të dëmtuar duke i premtuar se si punonjëse e Ministrisë, me ndihmën e eprorit të saj, do ta ndihmonte në mënyrë të ligjshme që të merrte me qira tokën shtetërore të cilën ai e përdori për një kohë të gjatë. Për shërbimin, në disa raste nga gushti e deri më tani, ajo i ka kërkuar dhe i ka marrë para në dorë, në vlerë të përgjithshme prej 210.474 denarë”, thonë nga Prokuroria.

Related posts

Arrestohen dy persona nga Tetova, shantazhuan se do të publikojnë fotografi me përmbajtje komprometuese

Gazeta Max

EDITORIAL / Heqja e vetos në funksionimin e BE-së do të lejojë integrimin sa më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor!

Gazeta Max

Sistemi TIMS në Kapshticë dhe Qafë Thanë me probleme

Gazeta Max