GazetaMax
Adrenaline

Arsenali s’e do më këtë lojëtar, ua kishte propozuar pesë klubeve në janar

Pierre-Emerick Aubameyang nuk po dëshirohet më nga Liverpool.
Ai u ishte propozuar pesë klubeve të ndryshme gjatë janarit.
Arsenali e kishte suspenduar sulmuesin gabonez dhe planifikonte t’ia shkëpuste kontratën për t’ia dhënë lojtarin ndonjë klubi të interesuar.
Madje, ish-sulmuesi i Borussia Dortmundit e kishte marrë një ofertë edhe nga klubi Al-Nassr.
Mirëpo, Aubameyang preferoi të qëndronte në nivelet e larta të futbollit evropian.
Sulmuesi i rrezikshëm po e tregon vlerën e tij në “Camp Nou”, shkruan “Gazeta Express”.
Në fakt, ishte trajneri Xavi Hernandez që besoi në të dhe tash Auba po ia shpërblen besimin me gola.
Barça madje nuk shpenzoi para për angazhimin e tij pasi lojtari e shkëputi kontratën me Arsenalin.
Aubameyang po shënon thuajse në çdo ndeshje për “Blaugrana”.
Mbrëmë, ai realizoi dy herë në “El Clasico” dhe e dhuroi një asistim në fitoren 4:0 ndaj Real Madridit.
Pa dyshim, përforcimi më i mirë i janarit për gjigantin katalunas.

Related posts

Napoli merr vendim për Mertens

Gazetamax.mk

Lewandowski e ka zgjedhur klubin e ri, e ka njoftuar edhe Bayernin

Gazetamax.mk

“Fshesa” te Real Madrid, këta lojtarë do të largohen nga klubi

Gazetamax.mk