GazetaMax
Kuriozitete

U ble nga Arsenali në 2019-ën, Franca grumbullon mbrojtësin që ende nuk ka debutuar te “The Gunners”

William Saliba ka marrë për herë të parë ftesë për t’u bashkuar dhe për të luajtur me kombëtares fraceze. 20-vjeçari u njoftua këtë të hënë se do të zëvendësojë Benjamin Pavard të Bayern Munich, në skuadrën e “gjelave”.

Saliba kaloi te Arsenali në vitin 2019 për rreth 27 milionë paund nga Saint-Etienne, megjithatë qendërmbrojtësi ende nuk e ka bërë debutimin me “The Gunners”.

20-vjeçari iu bashkua Marsejës si huazim në fillim të këtij edicioni dhe ka ka qenë në formë të shkëlqyer pasi është vlerësuar shumë për paraqitjet e tij, aq sa tashmë është kërkuar të bashkohet me përfaqësuesen e kampionëve të botës në fuqi.

Kontrata e mbrojtësit me Arsenalin skadon në 2024 dhe aktualisht nuk dihet nëse Saliba do të përfshihet te “Topçinjtë” sezonin e ardhshëm.

Related posts

Vazhdojnë gjobat për KB Pejën – 200 euro për sjelljet jo të mira të tifozëve

Gazeta Max

Arthur dhe Juventus do t`i ndajnë rrugët

Gazeta Max

Federer paralajmëron pensionimin? “Nëse nuk je në formën më të mirë, më mirë të ndalosh së luajturi”

Gazeta Max