GazetaMax
Lajme

Arsovska akuzon tansportuesit privat se kanë vjedhur para nga biletat

Shkup, 24 nëntor – Transportuesit privat Makespres dhe Slloboda prevoz kanë vjedhur paratë e biletave, kështu sot akuzoi kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska. Ajo tha se transportuesit privat prej vitit 2017-të kanë marrë para prej biletave dhe nuk i kanë paraqitur, ndërkaq kanë faturuar nga 400.000 euro nga NQP çdo muaj.

“Prej vitit 2017-të deri në vitin 2022 nuk kanë paraqitur shitje të asnjë bilete, edhe pse kanë paraqitur se kanë vozitur rreth 400.000 kilometra në muaj dhe për këtë kanë llogaritur nga një euro për një kilometër të kaluar të cilën ia kanë faturuar NQP-së. Këto para kanë përfunduar te dikush në xhep. Bileta e fundit e paraqitur është në vitin 2017”, deklaroi Danella Arsovska.

Qyteti i Shkupit, siç informoi, ka përgatitur thirrje të re ku transportuesit privat do të kenë mundësi që individualisht të aplikojnë për linjë.

“Absolutisht nuk kemi asnjë qasje në mjetet e biletave të shitura, sipas sistemit që funksionon prej vitesh kjo është kompetencë e Ndërmarrjes për Qarkullim Publik e cila është në kuadër të Qytetit të Shkupit”, deklaroi Lenin Jovanovski nga “Slloboden prevoz”.

Related posts

“Aq sa kemi në xhep, aq edhe do të hamë”

Gazetamax.mk

Pluhuri saharian mbi rajonin tonë

Gazetamax.mk

Pushteti kundër zgjedhjeve të parakohshme, çfarë veprime paralajmëron opozita?

Gazetamax.mk